Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko, hodhi poshtë akuzat e mbërritura ditët e fundit në adresë të tij se po i shërben Edi Ramës në këto zgjedhje. “Jemi ne të kapur apo është Berisha se sa te jetë në opozitë bashkë me Metën e mbajnë Ramën në pushtet. E mbajnë këta në pushtet Ramën, se populli s’e voton më, as Berishën dhe as Metën“, tha Bejko.