Posterat elektoral të Partisë Socialiste, ku Edi Rama shfaqet i buzëqeshur, duke lënë pas kokë ulur Ilir Metën dhe Sali Berishën kanë zemëruar kreun e Partisë së Lirisë. “Kandidatët tanë jo vetëm janë fitues dhe udhëheqin bindshëm këtë garë, por për fat te keq nuk kanë kandidat përballë dhe i vetmi është një Gogol që shpik postera, për shkak të overdozës, për shkak se e ka të pamundur të trukojë ndeshjen“, tha Meta.