Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë Belind Këllici është kundër projektit të qeverisë dhe Bashkisë për shembjen e pallateve mbi 50 vjeçare. Para banorëve të njësisë numër 8 u zotua se asnjë pronë nuk do preket nëse ai merr drejtimin e Bashkisë me 14 maj.