Banoret e njësisë administrative Grabjan, të Bashkisë Divjakë prej rreth 4 ditësh po përballen me ndotjen më të madhe mjedisore prej shumë vitesh. Shkak për këtë është fusha e mbetjeve, e cila është e përfshirë nga flakët. Re të mëdha tymi dhe aromat rënda, po i shkaktojnë banorëve të kësaj zone çdo ditë vështirësi në frymëmarrje. Vetë banorët shprehen se situata është shumë e rëndë sidomos në mëngjes kur era fryn ne drejtim të shtëpive. Por krahas dëmeve në shëndetin e banorëve tymi shprehen ata po i dëmton dhe të mbjellat për shkak të sëmundjeve të ndryshme.