Reshjet e shiut dhe borës kanë krijuar problematika në disa zona të Qarkut Korçë, ndërsa strukturat përgjegjëse vijojnë ndërhyrjet në terren. Si pasojë e reshjeve, argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke përmbytur rreth 3 mijë e 600 hektarë tokë bujqësore në fushën e Maliqit. Në disa fshatra të kësaj bashkie raportohen rrëshqitje dherash, dëmtime rrugësh, probleme me furnizimin me ujë dhe shkatërrimi i një ure, ndërsa qarkullimi në disa segmente mbetet i vështirë.