Një i ri, i identifikuar si Egzon Isufi, banues në Kosovë është kapur nga policia e Gjirokastrës teksa po transportonte 64 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, kundrejt fitimit. Në afërsi të fshatit Dervician, Gjirokastër, shërbimet e Policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, i kanë bërë shenjë ndalimi furgonit që po drejtohej nga i riu, i cili nuk i është bindur, por është larguar me shpejtësi, duke braktisur automjetin.