Një anije tregtare është mbytur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës 4 milie detare larg ishullit të Lezbosit në Egjeun lindor. Sipas rojes bregdetare greke, anija u godit nga stuhia që ka mbuluar Egjeun dhe brenda pak minutash u mbyt. Anija ishte nisur nga Egjipti dhe kishte destinacion Stambollin. Në zonë ka nis një operacion kërkim shpëtimi në të cilën marrin pjesë një fregatë e marinës greke, helikopterë dhe anije të rojës bregdetare greke.