Trafik i rënduar në Vlorë këtë të shtunë, me automjetet që kanë bllokuar akset kryesore të qytetit. Hyrja e qytetit, transballkanikja, zona e Skelës, Lungomare dhe zona në Radhim janë bllokuar, me automjetet që kanë mbetur të palëvizura për disa minuta.