12 shoferë janë arrestuar këtë fundjavë në vend, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe pa patentë. Po ashtu, policia rrugore ka pezulluar 58 leje drejtimi, 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1679 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.