Në videomesazhin e kësaj jave, ku ai foli për pastërtinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës ka shpëtuar nga tymi kancerogjen i djegies së plehrave, që vinte nga Sharra. Ai shtoi se Bashkia e Tiranës bën mbledhjen e mbetjeve, pastrimin e qytetit, dhe transportimin e mbetjeve në impiantin e trajtimit të tyre në Sharrë.