Top Channel/ FSK lëviz me autoblindat e SHBA. Do blihen dronë dhe helikopterë
31/08/2021 09:35

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhuruan Kosovës 55 automjete autoblinda. Në ceremoninë e dorëzimit, të ASV (Armored Security Vehicle), presidentja Vjosa Osmani shprehu mirënjohjen ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe ndaj popullit amerikan. Osmani tha se mjetet ushtarake thellojnë edhe më tej ndërveprimin ushtrisë së Kosovës me ushtritë aleate.