Kosova dhe Shqipëria janë ndër pesë vendet e para që do dërgojnë trupa për ofrimin e sigurisë në Gaza në kuadër të Bordit të Paqes. Në situatën gjeopolitike në botë, ekspertët e sigurisë e konsiderojnë si një mundësi të mirë pjesëmarrjen e dy vendeve në nismën e presidentit amerikan Donald Trump. DEK Hysen Gecaj – ish-kolonel në Forcën e Sigurisë së Kosovës Është një nismë të cilën, të dyja shtetet edhe Kosova edhe Shqipëria e kanë kapë në momentin e duhur, në situatën kur bota po vlon prej krizave të ndryshme gjeostrategjike dhe të sigurisë. Kosova dhe Shqipëria duhet ta kenë të qartë rreshtimin dhe orientimin e vet politik Forca e Sigurisë së Kosovës nuk e ka përmbushur në tërësi fazën e tranzicionit në ushtri, porse shërbimi i tillë, sipas ekspertëve ndihmon në afirmim, derisa mund të jetë i frytshëm edhe në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.