FSK, dritë jeshile për NATO-n: Trupat e Kosovës në Poloni
09/03/2022 15:27

Qeveria e Kosovës i dha dritën jeshile marrëveshjes teknike të Ministrisë së Mbrojtjes me qeverinë e Polonisë për zbarkimin e FSK-së në këtë vend në kuadër të operacionit të NATO-s “Atlantic Resolve”, cka i hap praktikisht rrugën pjesëmarrjes së trupave të Kosovës në operacionin ushtarak të NATO-s atje. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka prezantuar marrëveshjen para kabinetit qeveritar, ku pohoi se FSK do të qëndrojë përkohësisht në Poloni e do të zbarkojë atje së bashku me Gardën Kombëtare të Iowa-s. “Shqyrtimi i nismës për lidhjen e marrëveshjes teknike mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Polonisë me qëllim ngritjen e kapaciteteve të FSK-së për të qenë forcë ndërvepruese me NATO-n si dhe vullnetin e përbashkët që ajo të jetë pjesë e aktiviteteve ushtarake në krah të vendeve partnere, dhe aprovimi i do t’i hapte rrugë procedimit të mëtejshme ndaj ju ftoj ta miratoni këtë marrëveshje” , deklaroi Mehaj, dhe përgjigja ishte reagimi pozitiv i ekzekutivit kosovar. Që prej vitit 2018, FSK-ja është në proces të transformimit në ushtri, nje proces qe mendohet se do të zgjasë dhjetë vjet. Në 1 mars, qeveria e Kosovës krijoi Fondin e Sigurisë, në të cilin mund të kontribuojnë qytetarët dhe donatorë të ndryshëm. Kryeministri Albin Kurti, tha se ky fond është ngritur bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situata aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”.

Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51
Top Channel/ Kosova, gati të shkruajë historinë! “Dardanët” me formacion sulmues
31/03 20:08
Top Channel/ Radhë kilometrike në Morinë, qindra tifozë nga Shqipëria në mbështetje të Dardanëve
31/03 17:19
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top News- 27 vjetori i masakrës me 106 viktima/ Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi
31/03 15:08
Top News- Ekspozita për masakrat në Kosovë/ Të dhënat e pasakta, Prokuroria Speciale nis hetim
31/03 14:59
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë/ Ndeshja do të transmetohet nga Top Channel
31/03 12:48
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës/ Një hap pranë Botërorit, bota do e njohë si finaliste
31/03 12:46
Top News- Deklarimi i pasurisë për zyrtarët publikë/ Në ‘filtër’ dhe mjekët, masa ndaj vonesave ose…
31/03 11:13
Top Channel/ Kosovë, Kushtetuesja rrëzon Osmanin dhe Haxhiun
30/03 22:57
Top Channel/ Protestë për ekspozitën e luftës, veteranët e UÇK përplasen edhe me policinë
30/03 20:21
Top News- ‘S’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh’/ Kosova kërkon dorëzimin e Radoiçiç
30/03 19:20
Top News- Shembja e rrugës në Prishtinë/ Nis hetimi ndaj zytarëve përgjegjës për keqpërdorim detyre
30/03 15:39
Top News- Kurti takime me opozitën për presidentin/ LVV paralajmëron tërheqjen e dy kandidaturave
30/03 14:37
Top News- Pagë e 13-të për sektorin publik/ Qeveria miraton vendimin, përfitojnë dhe nënat lehona
30/03 13:14
Top News- Kurti zbardh takimin me Macronin: Diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse
30/03 13:04
Top News – ‘Besoni te vetja, siç besojmë te ju’. Kryeministri Kurti viziton përfaqësuesen e Kosovës
30/03 12:52