99 700 euro janë sekuestruar ditën e sotme në portin e Durrësit, ndërsa është arrestuar shoferi i autobusit të linjës Bari-Durrës për mosdeklarim të të hollave në kufi. Dyshohet se Elson Rrodhe kishte fshehur shumën e eurove në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës, me qëllim që të mos i deklaronte në kufi.