Afrimi i vitit shkollor dhe mungesa e infrastrukturës shkollore dhe gjendja e rrugës së fshatit është kthyer në një problem të madh për banorë të Kryevidhit në bashkinë e Rrogozhinës. Ata janë të shqetësuar për fatin e fëmijëve të tyre që edhe këtë vit duhet të shkojnë në një fshat tjetër për të ndjekur shkollën. “Shi, diell, kohë e mirë a e keqe fëmija është i detyruar të shkojë në shkollë, po nuk i ka kushtet. Shkolla qe u prish. Shkolla e Stërbegut është më e keqe se shkolla jonë. Gjasme do e bëjnë shkollën, po s’e kanë njëjtin me e bërë”.