Në rrugët e fshatit Bashkim të Levanit nuk gumëzhijnë më zërat e fëmijëve! Nga 150 shtepitë që ka fshati shumica janë te pabanuara. Ndërsa atje ku ka njerëz mund të gjesh një ose dy të moshuar. Të rinjtë kanë marrë rrugën e emigrimit prej më shumë se 30 vjetësh kryesisht në Itali.