Në fshatin Arshi Lengo, pasojat e përmbytjeve të 6 janarit janë ende të dukshme. Reshjet e dendura dhe vërshimi i ujit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, sidomos në banesën e Burbuqe Çelës, e cila për shkak të dëmtimeve të rënda është shpallur e pabanuar. Prej vitesh emigrante në Gjermani, ajo është njoftuar për situatën dhe ka mbërritur menjëherë në vendlindje, ku është përballur me pamjen e trishtë të shtëpisë së shkatërruar — frytin e mundit dhe sakrificës së një jete të tërë.