I izoluar jo vetëm nga ndërkombëtarët, por dhe nga kundërshtari politik që as nuk e fton dhe as nuk e pranon në tryezën e reformave, Sali Berisha pranon se shpresa e vetme e tij është rruga. “Unë jam i vonuar në artikulimin tim. Lëvizjet janë interesante, nganjëherë i udhëheq ti, herë të tjera të udhëheqin ato. PD është e vonuar, s’ka asnjë diskutim qe do jemi në lartësinë e detyrimeve tona. Shpresoj që protestat të nisin para shtatorit”.