Mendimet e thëna në kafe mes opozitarëve u kristalizuan shpejt këtë të enjte në qëndrime publike. Deputeti Flamur Noka në krah të Belind Këlliçit e bëri të qartë se puna për krijimin e një fronti të përbashkët opozitar vijon, por pjesë e tij nuk mund të jetë Luzim Basha, i konsideruar levë e qeverisë nga Noka.