Top Channel/ Frontex shkon në Serbi, BE e bën fakt: Do kontrollojmë ne kufijtë!
30/05/2024 15:38

Këshilli i Bashkimit Europian i dha dritën jeshile nënshkrimit të një marrëveshjeje me Serbinë, e cila do të mundësojë vendosjen e patrullave nga Agjencia Europiane e Rojave Kufitare për kontrollin e kufijve, edhe brenda territorit të Serbisë në veprime të përbashkëta për kontrollimin e emigracionit të paligjshëm. Serbia ndodhet në të ashtuquajturën “Rrugë Ballkanike”, e cila, pavarësisht masave të marra, kamerave të vëzhgimit dhe patrullave të përbashkëta kufitare, vazhdon të mbetet rruga e dytë më aktive e klandestinëve sipas raporteve të vetë FRONTEX-it. “Marrëveshja do t’i krijojë BE-së dhe Serbisë mundësinë që të organizojnë operacione të përbashkëta, të cilat do të përfshinin FRONTEX-in dhe gardën kufitare të Serbisë. Kjo, po ashtu, nënkupton se ekipet menaxhuese kufitare të FRONTEX-it mund të dislokohen në Serbi. Ato do të ndihmojnë autoritete serbe të përballojnë valët e emigrantëve, të menaxhojnë valët e emigracionit të paligjshëm dhe të luftojnë krimin ndërkufitar”, thuhet në njoftimin e Këshillit. Brukseli ka pasur deri më tani një marrëveshje bashkëpunimi me Beogradin për këtë çështje, por lejonte veprimet e FRONTEX-it vetëm në kufijtë e vendeve të BE-së me Serbinë. Marrëveshja e re i hap rrugën vendosjes së FRONTEX-it edhe brenda territorit të Serbisë. Bashkimi Europian ka aktualisht marrëveshje të tilla me disa vende fqinje, si me Moldavinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Top News – ‘Far West’ në Kavajë, i riu hyn me pistoletë në lokal, dhunon pronarin
29/03 21:30
Top News – Klientët dhunojnë pronarin! Vlorë, tre persona bëjnë për spitali të zotin e një restoranti
29/03 20:30
Top Channel/ Toka rrezikon të kthehen kënetë! Fermerët në Kuçovë: Bashkia asnjë ndërhyrje
29/03 19:51
Top Channel/ Turizmi, 5.27 mld euro të ardhura! Rekord nga turistët në 2025
29/03 19:46
Top Channel/ Rritet “bileta” e kamionit për Angli, kalimi ka shkuar deri në 20 mijë sterlina
29/03 19:40
Top Channel/ Berisha: Të ulet taksa për naftën! Qytetarët ta godasin Ramën me vezë
29/03 19:32
Top Channel/ Kërcënon klientët me armë në lokal dhe godet pronarin, e pëson keq i riu në Kavajë
29/03 19:20
Top News – Magazina e hashashit në Shijak. 4 të arrestuar, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE
29/03 18:33
Top Channel/ “Mashtrimet e Ramës si përrallat e Nastradinit”, Berisha: Mbrojnë kompanitë, jo…
29/03 18:18
Top Channel/ U fut i armatosur në lokal, kanosi klientët e goditi pronarin, në pranga 28-vjeçari
29/03 18:17
Top Channel/ Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital
29/03 18:13
Top News – Pas debateve me Ramën e Ismailin. Spiropali, mesazh ‘të koduar’ në rrjetet sociale
29/03 16:49
Top Channel/ Debat në PS? “S’ka përçarje”/ Kryeparlamentari minimizon përplasjen Spiropali-Ismaili
29/03 15:07
Top News – ‘Kredi për bizneset, garante qeveria’. Rama njofton programin mbështetës për sipërmarrjen
29/03 14:40
Top News – Sherri për bojën e makinës, tre të arrestuar në Korçë, procedohet edhe viktima
29/03 14:40
Top News – Rama: Lirimi i hapësirave publike vazhdon, aksione edhe në fshat
29/03 14:37
Top News – ‘Flasim me qytetarët’. Rama: Fazë e re komunikimi në territor për punët tona
29/03 14:37
Top News – Investimet e huaja në Shqipëri, Rama: Ka interes të shtuar. E ardhmja është sot
29/03 14:33
Top News – Rama: Ekonomia vijon rritjen, jemi qartësisht në zhvillim të qëndrueshëm
29/03 14:32
Top News – ‘Çmimet nuk i vendosim ne’. Rama tregon punën e Bordi të naftës
29/03 14:30