Top Channel/ Frikë për jetën? Erdogan anullon pjesëmarrjen në samitin e klimës!
01/11/2021 15:30

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar vizitën e tij në Skoci për Konferencën e OKB-së mbi Ndryshimet Klimatike dhe arsyeja, sipas mediave të huaja, është “protokolli më i ulët i sigurisë” i aplikuar për delegacionin turk. Dy persona që janë në dijeni të cështjes e bënë këtë pohim për Middle East Eye. Kjo e fundit pretendon se Erdogan pritej të drejtonte delegacionin turk të hënën dhe të martën për negociatat për ndryshimin e klimës, ku marrin pjesë liderë liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe shefin e Elizesë, Emmanuel Macron. Middle East Eye pretendon se organizatorët vendosën kufizime në madhësinë e delegacionit turk si dhe tek automjetet që mund të përdoreshin nga zyrtarët turq gjatë conferences, por kjo gjë ka ngritur shqetësime mbi sigurinë e presidentit turk dhe të delegacionit. Qeveria pritëse britanike në fundjavë u tërhoq dhe u tha homologëve të saj turq se do të zbatonte të njëjtin protokoll të përdorur nga presidenti amerikan për Erdoganin, në dukje një përditësim për sa i përket detajeve të sigurisë. Por të njëjtat burime pretendojnë se ekzekutivi britanik ka ndryshuar sërish mendje dhe presidenti turk ka vendosur ta anullojë pjesëmarrjen në samitin që konsiderohej mjaft i rëndësishëm për Turqinë, parlamenti i të cilës e ratifikoi marrëveshjen e Parisit për Klimën në fillim të këtij muaji, duke u bërë vendi i fundit i G20-ës që e hidhte këtë hap.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58