Moska do të vendosë disa baza të reja ushtarake në perëndim të vendit, në përgjigje, sic tha ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu, të zgjerimit të NATO-s, te cilit Rusia i druhet aq shumë.“Deri në fund të vitit, 12 njësi dhe divizione ushtarake do të vendosen në Rajonin Perëndimor Ushtarak”, - deklaroi Shoigu gjatë një mbledhje të transmetuar në televizionin shtetëror rus.