Polonia ka vendosur të zhvendosë formacionet ushtarake nga perëndimi në lindje të vendit për shkak të kërcënimeve të mundshme që lidhen me praninë e grupit mercenar Wagner në Bjellorusi, ka thënë sekretari i komitetit të sigurisë së vendit, Zbigniew Hoffmann, të premten. Rritja e vigjilencës së Polonisë vjen pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse se mercenarët nga Wagner do të ndihmojnë në trajnimin e forcave speciale bjelloruse gjatë stërvitjeve në një poligon ushtarak pranë kufirit me Poloninë, e cila është anëtare e NATO-s.