Top Channel/ Frikë nga Rusia, NATO armatim gjigant, programi më i madh në dekada
05/06/2025 23:05

Për shkak të kërcënimit nga Rusia, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord për programin më të madh të armatimit prej disa dekadash. Ministrat u takuan në Bruksel. Programi parashikon një zgjerim të konsiderueshëm të aftësive parandaluese dhe mbrojtëse në vitet e ardhshme. Programi përmban objektiva të reja për aftësitë ushtarake. Ato specifikojnë saktësisht se me çfarë duhet të kontribuojë në të ardhmen secili prej vendeve aleate për parandalimin dhe mbrojtjen e përbashkët. Prioriteti më i lartë u jepet aftësive të tilla si sistemet e armëve me rreze të gjatë veprimi, mbrojtjes ajrore dhe forcave tokësore të lëvizshme. Megjithatë, NATO i klasifikoi të dhënat konkrete për planet si tepër sekrete, në mënyrë që aleanca të bëhet për Rusinë një kundërshtare sa më pak e paparashikueshme që të jetë e mundur. Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të lajmeve dpa, kërkesat e deritanishme për kapacitetet ushtarake janë rritur me 30 përqind. Sipas ministrit Federal të Mbrojtjes, Boris Pistorius, vetëm ushtria gjermane do të ketë nevojë për deri në 60,000 ushtarë aktivë shtesë për të përmbushur kërkesat e reja të NATO-s. Në takimin e tyre në Bruksel, ministrat e Mbrojtjes po përgatisin edhe samitin e NATO-s që do të zhvillohet në fund të muajit në Hagë. Fokusi është rritja e shpenzimeve të shteteve anëtare për mbrojtjen.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka propozuar që deri në vitin 2032 vendet e NATO-s duhet të shpenzojnë të paktën 3.5 përqind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen dhe 1.5 përqind të PBB-së për infrastrukturën që lidhet me mbrojtjen - si p.sh. rrugë dhe ura. Gjermania dhe Franca kanë rënë tashmë dakord me këtë propozim.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58