Fushata për zgjedhjet lokale në Kosovë zgjat 30 ditë. Ekspertët dhe shoqatat e pacientëve NË VEND apelojnë për një kohzgjatje më të shkurtër të fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, për shkak të numrit të lartë të infektimeve. Nënkryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Xhemajl Selmani tha për KosovaPress se kësaj radhe duhej bërë përjashtim dhe të mos ketë fare tubime me prani fizike.