Mes pasigurisë që ka shkaktuar në tregjet e energjisë lufta e Iranit, Gjermania është detyruar të autorizojë përdorimin e një pjese të rezervave të saj kombëtare të naftës për të ndaluar rritjen e ndjeshme të çmimeve në tregjet botërore. Ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche, e nënvizoi se nuk ka mungesë fizike të naftës, por çmimet e larta reflektojnë prime rreziku dhe fitime spekulative.