Nëpër qendrat shëndetësore ka pasur këto ditë fluks qytetarësh që duan të vaksinohen. Një nga arsyet është bërja me detyrim e vaksinës pas datës 4 janar, për administratën dhe punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare. Por janë edhe arsye të tjera që kanë nxitur këtë fluks.