Në raportin e fundit “Vendet në Tranzicion 2024: Një rajon përballë forcave të autokracisë dhe demokracisë” , Freedom House thekson se sfidat sërish nuk i mungojnë demokracisë sonë. Por ndërsa korrupsioni vazhdon të mbetet një dukuri shqetësuese, organizata e njohur lëvdoi përpjekjet e SPAK-ut në luftën kundër këtij fenomeni dhe krimit të organizuar, e vecoi rezultatet e hetimeve ndaj figurave politike.