Në raportin mbi “Lirinë në Botë”, Kosova vlerësohet këtë vit me 60 pikë nga 100 pikë maksimale, pa ndryshime nga viti i kaluar. Në të kaluarën, organizata “Freedom House” e ka cilësuar Kosovën si vend në tranzicion me një sistem hibrid qeverisjeje dhe e rendit sërish tek vendet pjesërisht të lira. Ekspertja Alexandra Karppi, nuk e shkëput situatën atje nga dinamika e zhvillimeve me Serbinë.