Top Channel/ Fredi Beleri në burg, reagon Greqia: Po pengoni betimin e tij
20/06/2023 23:12

Megjithëse me qeveri të përkohëshme , Greqia ka reaguar menjëherë në lidhje me vendimin e Spak-ut mesditën e së martës , ndaj kërkesës për lirimin e kryetarit të Bashkisë së Himarës Fredi Beleris. Në një deklaratë të shkurtër për shtyp në faqen zyrtare të saj ministria e Jashtme greke thekson: Refuzimi i sotëm i kërkesës së z. Beleris për lirim nga burgu, në mënyrë që të merrte detyrën si kryetar i ri i Bashkisë Himarë, pengon drejtpërdrejt betimin e tij dhe shkakton problematikë të thellë për qëllimet reale që qëndrojnë pas ndjekjes së tij.Ministria e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe pret respektimin e së drejtës të pafajësisë deri në zhvillimin e gjyqit – element themelor i shtetit ligjor – nga vendi fqinj. Lajmi se kandidati i zgjedhur për kryebashkiak në Himarë do të vijojë të mbetet në burg, e kanë transmetuar të gjitha mediat greke që e konsiderojnë të ashpër reagimin e ministrisë së Jashtme greke, drejtuar Tiranës zyrtare. Madje ato theksojnë se avokati mbrojtës i z. Beleris ka deklaruar pas këtij zhvillimi se do të apelojë në Gjykatën e Lartë me të njëjtën kërkesë ,për lirimin e tij. Sipas gazetës Kathimerini , javën e kaluar, gjykata e Vlorës ka aprovuar rezultatin e zgjedhjeve që kanë nxjerrë fitues Fredi Belerin si kryebashkiak të Himarës, por siç nënvizohet përpjekja për lirimin e tij ka të bëjë edhe me mundësinë e prezencës personale në betimin e tij, në kuadrin e mbledhjes përkatëse të Këshillit Bashkiak Himarë. Në të gjitha mediat theksohet fakti se Beleris u arrestua më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale me akuzën e blerjes së votave dhe se arrestimi dhe paraburgimi i tij ka shkaktuar reagime të ashpra si brenda Shqipërisë, ashtu edhe jashtë saj.

Top News- Rrjeti elektrik i amortizuar, shkrumbohet nga flakët bujtina në Librazhd
11/04 10:23
Top Channel/ Fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime
11/04 09:31
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një bujtinë në Librazhd, shkaktohen dëme të mëdha materiale
11/04 09:19
Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22