Presidenti Emmanuel Macron u përball për herë të parë me francezët e revoltuar për miratimin e rritjes së moshës së pensioneve me dy vite. Teksa turma po mundohej të shkatërronte vizitat e tij me zhurmë dhe protesta, ndërsa në sfond kërkohej dorëheqja e tij, ai nuk nguroi të dalë përballë tyre për të diskutuar. Lideri francez u mundua të ruante qetësinë edhe pse tensionet ishin shumë të larta në rrugët e vendit. Edhe pse populli vendas mbajti një qëndrim të ftohtë për sa i përket vendimit, të cilin vijojnë ta konsiderojnë të padrejtë dhe janë të vendosur për ta rrëzuar. Policia zmbrapsi dhjetëra protestues që përplasnin enët e kuzhinës përpara mbërritjes së presidentit në fshatin Muttersholtz.