Bashkimi Kombëtar shpresonte për një fitore historike pas triumfit mbresëlënës në raundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë. Mobilizimi i partive te qendrës dhe të majtës megjithatë ia prenë hovin ekstremit të djathtë, duke e spostuar në vend të tretë në balotazhin e së dielës. Por ndërsa presidenti Emmanuel Macron mund të marrë frymë lirisht që frenoi hovin e Le Penit, ai sërish gjendet tani në një situatë jo dhe aq të volitshme: Fronti i Ri Popullor (NFP) llogaritet të ketë siguruar midis 172 dhe 215 vende, ndërsa aleanca qendrore e presidentit francez doli e dyta me 150 deri në 180 deputetë, ndërsa RN e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen përfundoi papritur në vendin e tretë me 120 dhe 152 vende: