Top Channel/ Franca dhe Spanja sulmojnë Trump/ Sanchez: Në lindje sulm nga Rusia, në perëndim nga SHBA
03/04/2025 23:08

Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi një takim me liderë të bizneseve, i cili për temë qendrore ka mbrojtjen e ekonomisë franceze nga tarifat e reja të presidentit amerikan, Donald Trump. Macron e ka hapur takimin duke i quajtur vendimet e presidentit amerikan si “brutale dhe të pabazuara”, ndërsa ka shprehur shqetësim rreth ndikimit të tarifave në Francë dhe më gjerë. Ai ka sinjalizuar se do të ketë kundërpërgjigje ndaj kësaj lëvizjeje. Ai gjithashtu ka apeluar për një reagim të koordinuar të BE-së, duke theksuar se është e rëndësishme që Europa të qëndrojë e bashkuar dhe të reagojë si një bllok i vetëm ndaj politikave të Trump. Në përpjekje për të mbrojtur ekonominë franceze, Macron ka sugjeruar se do të ndalen investimet franceze në SHBA derisa situata të sqarohet dhe ka bërë thirrje që të mos lejohet që sektori francez të bëhet viktimë e këtyre tarifave të dëmshme. Të enjten reagoi ashpër edhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, që kritikoi tarifat "e paprecedenta" të SHBA-së, duke i quajtur ato si një kthim në "proteksionizmin e shekullit të 19-të". Sanchez propozoi një paketë të re prej 14.1 miliardë euro për të mbështetur ekonominë në përgjigje të lëvizjes së Trumpit. Ai ka thënë se Evropa tani përballet me një sulm tregtar nga Perëndimi, ndërsa në Lindje duhet të menaxhojë sulmin e Rusisë në Ukrainë. Edhe Kanadaja ka vendosur kundër-tarifa me 25% për automjetet ndaj SHBA-së, si përgjigje kjo e tarifave të vendosura nga Presidenti Trump një ditë më parë.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02