Një non-paper, apo dokument jo-zyrtar i hartuar nga Franca dhe Gjermania me në fokus Republikën Sërpska në Bosnje, tregon gatishmërinë e tyre për të frenuar hovet nacionaliste të enklavës serbe. BE-ja thuhet aty, duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Serbe, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës, të cilët minojnë sovranitetin dhe rendin kushtetues të shtetit.