Franca shfaqi muskujt në Mesdheun Lindor me fregatën e saj të re Auvergne, kapiteni i së cilës theksoi rëndësinë që ka për Parisin garantimi i sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Paul Merveilleux de Vignaux tha se Auvergne me ekuipazhin e saj prej 150 personash do të vendoset në rajon deri në muajin janar për të mbledhur informacione në mënyrë që të "tregojë se sa peshë ka për Francën respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe liria e lundrimit”.