Franca frenon shpresat e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Europian. Ministri francez për Europën, Clement Beaune, e bëri të qartë se cdo ofertë e bllokut për pranimin e Ukrainës do të merrte 15-20 vjet kohë për finalizim të procesit. “Duhet të jemi të sinqertë. Nëse thoni se Ukraina do t’i bashkohet BE-së në gjashtë muaj, brenda një viti apo dy, do të thotë se po gënjeni.