Një i ri shqiptar u arrestua në Gjermani pasi dyshohet se kishte ngritur një “shtëpi bari” në një ndërtesë shumëkatëshe. Në pranga përfundoi një 27-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik nga mediat gjermane. Sipas tyre, shqiptari po qëndronte ilegalisht në Gjermani pasi nuk kishte dokumente.