Fqinja e familjes që tronditi Fierin ditën e djeshme me vrasjen e dyfishtë, ku Xhevair Hoxha i mori jetën nuses së djalit, ka treguar detaje të reja. Ajo tha për mediat, se ish burri i Merushes kishte ardhur tre herë për ta kërkuar atë, por kjo e fundit nuk kishte pranuar të kthehej më me të. Fqinja shtoi se ish burri i saj ishte njeri i mirë.