“Më kapi paniku dhe fëmijën e hodha, pas lindjes.”, kaq ka mundur të shprehë para uniformave blu 30 vjeçarja e cila u ndalua për braktisjen e djalit të saj të porsalindur në një garazh në Yzberish. Foshnja pasi u gjet nga banoret e zonës u dërgua nga policia në maternitetin “Koço Gliozheni” në gjëndje mjaft të rëndë me hipotermi dhe me dëmtime të konsiderueshme fizike të shkaktuara nga nëna e tij.