Në shtëpinë thuajse të rrënuar të Nazmi Bahçjes, kujdesen që të mos bëjnë zhurmë pasi Neldioni i vogël, vetëm 20 ditësh, është në gjumë. Në mungesë të nënës që është në burg, për djalin po kujdeset babai i tij. “Djali këto ditë nuk ka qenë aq mirë. Ka pasur dhimbje, ka qarë. Unë kam ndenjur gjithë natë zgjuar me të. Nuk kisha çfarë t’i bëja tjetër”.