Samiti mbi Ukrainën, i zhvilluar në Berlin, ka përfunduar pas një darke pune që zgjati rreth dy orë, duke mbledhur në të njëjtën tryezë udhëheqës evropianë, përfaqësues të NATO-s, Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe negociatorët amerikanë. Në përfundim të takimit, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se për herë të parë që nga nisja e luftës, perspektiva e një armëpushimi po shihet si reale. Optimist u shfaq edhe Presidenti amerikan Donald Trump, i cili nga Zyra Ovale deklaroi se Rusia është e gatshme të hyjë në një marrëveshje paqeje.