Tifozët e Romës vazhdojnë të vijnë me tragete në portin e Durrësit, pak orë përpara finales së Conference League, ku Roma kërkon trofeun përballë holandezëve të Feyenoord-it. Me flamuj në duar, ata kanë nisur festën që sapo kanë mbërritur në vendin tonë, ndërsa shprehen optimist se Roma do të rrëmbejë sonte trofeun.