Një pasuri e jashtëzakonshme e nëntokës shqiptare siç është nafta, pritet të kthehet në përfitime kolosale për vendin tonë përmes pagesave se asaj që njihet si renta minerare. Bëhet fjalë për puset e shpuara në Shpirag të Beratit nga ku pritet të nisë nxjerrja e arit të zi. Të gjitha taksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag, parshashikohet të jenë qindra milionë dollarë në vit.