Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha nga “Foltorja” e Pogradecit i ka bërë një thirrje të hapur për debat televiziv kryeministrit Edi Rama. Ai tha se ka një mesazh për Edi Ramën dhe se kreu i qeverisë shqiptare është i pashpresë pasi Foltorja “i ka kallur datën”.