Kundërshtarët e Sali Berishës në PD kanë paralajmëruar një “Foltore 2” pas humbjes në 11 Maj, por kjo duket se nuk e shqetëson aspak liderin e opozitës. I pyetur në konferencën e sotme për shtyp mbi këtë lëvizje të atyre që mbetën jashtë listave e për rrjedhojë jashtë Parlamentit që do të rinisë në shtator, Berisha thotë se për të thelbi i lirisë është zgjedhja.