1300 forca policore janë në gatishmëri këtë të shtunë në Tiranë për protestën e opozitës. 865 janë policë të Tiranës, kurse të tjerët janë nga rrethet. Para Kryeministrisë ndodhet edhe drejtori i Tiranës, Elton Alushi dhe kreu i policisë rrugore. Policia e Shtetit do të bllokojë disa rrugë në kryeqytet pasi PD njoftoi tri orë protestë.