Gjatë këtij viti pritet që në shqipëri të vijnë më shumë turistë se në vitin 2019 prandaj policia e shtetit ka hartuar një plan masash për të siguruar rendin dhe sigurinë në vend. Në ndryshim nga çdo vit tjetër këtë sezon turistik që prej datës 1 korrik do të angazhohen dhe forcat e Ndërhyrjes së shpejtë të cilat do të patrullojë në akset kombëtare kryesisht ato që të çojnë në bregdet.