Produktiviteti I ulët dhe plakja e popullsisë janë arsyet, të cilat mund t`i shtyjnë sipas FMN-së normat e interesit në ekonomitë e mëdha që të bien në nivelet e përpara pandemisë së Covid 19-tës. Institucioni I rëndësishëm global pret që rritja e çmimeve të huamarrjes të jetë e përkohshme pasi inflacioni i lartë të vihet nën kontroll. Bankat Qendrore në një sërë vendesh, duke nisur nga Shtetet e Bashkuara, tek Britania e Madhe e shtete të tjera nëpër Europë I rritën normat e interesit me shpresën të luftonin në këtë mënyrë inflacionin galopant.