Në fillim të marsit, një avion izraelit transporti u nis nga Tel Avivi drejt Beogradit dhe më pas u kthye sërish në shtetin hebre, sipas të dhënave të Radio Evropa e Lirë dhe faqeve për ndjekjen e fluturimeve. Avioni ishte i llojit të përdorur për ngarkesa të rënda dhe të rrezikshme, përfshirë armët, megjithëse nuk është bërë e qartë çfarë konkretisht transportonte, pasi institucionet përkatëse nuk kanë dhënë sqarime.