Më shumë se 100 vizita dhe 20 shtrime në ditë behen keto ditë te para të vitit në urgjencën e spitalit rajonal të Vlorës. Mjeku i urgjencës Llambi Subashi shprehet se ashtu si në fluksin e sezonit veror, edhe tani në fillim vitit në Vlorë shtohet numri njerëzve që iu drejtohen mjekëve. Në dt 31 dhjetor ka pasur raste të shumta nga alokoli sidomos rastet e moshave të reja, po ashtu dhe raste të shumta të mbingarkesës së ushimit. gjithashtu nuk kanë munguar dhe rastet e pneumonisë apo dhe gjëndjes gripale.